Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzëninë e parë
Moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Pas raportimeve të ditëve të fundit, lajmin e bukur e ka bërë publik vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant të bardhë dhe me duart mbi barkun e rrumbullakosur.
Krahas videos, Nevina ndau edhe një mesazh të shkurtër dhe emocionues me ndjekësit:
“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë.”
Postimi mori menjëherë një numër të madh reagimesh, me miq, kolegë dhe ndjekës që e uruan moderatoren për kapitullin e ri në jetën e saj.