A do të marrë pjesë PDK-ja në seancë? Tahiri: Shumë shpejt dalim me njoftim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, nuk ka treguar nëse PDK-ja do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në seancën e sotme do t’i votojë nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së.
I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të jenë pjesë e seancës, Tahiri tha se grupi parlamentar është duke zhvilluar takim dhe se vendimi do të bëhet i ditur së shpejti.
“Ju kërkojmë me prit që me pa komunikatën, edhe grupi është në takim. Kështu që shumë shpejt dalim me komunikatë”, tha Tahiri.