Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën

Shpërthim me lëndë plasëse rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme në Shkodër.

Raportohet për dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pas godinës së Bashkisë Shkodër. Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e disa pallateve pranë zonës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese, në pronësi të një 60-vjeçari.

Policia vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivin e ngjarjes./Tv Klan