Premiera e “Vidra” në PriFilm Fest, ndahen edhe çmimet e PriForum
Në natën e parafundit të PriFilm Fest është shfaqur premiera e filmit ‘Vidra’, një bashkëprodhim nga Mali i Zi, me regji të Srëan Vuletië. Në film luajnë edhe aktorët kosovarë Fatmir Spahiu, Aurita Agushi dhe Edona Reshitaj.
Gjatë kësaj mbrëmjeje janë ndarë edhe çmimet e PriForum – Best Pitch Competition, të cilat u janë akorduar projekteve fituese në kategori të ndryshme.
Production Equipment Support
Çmimi, i dhënë nga IKONË STUDIO (Kosovë), i është akorduar projektit ‘The Space Between’ (Shqipëri).Video Postproduction Support
Çmimi, i dhënë nga In My Country Production (Kosovë), i është akorduar projektit ‘Tozbaba’ (Turqi).
Full Re-recording, Mix and Technical Delivery Package
Çmimi, i dhënë nga Apophenia (Maqedoni e Veriut), i është akorduar projektit ‘Nobody Loves Sadik’ (Maqedoni e Veriut).
Development Award – Kosovar Project
Çmimi, i dhënë nga QKK, i është akorduar projektit kosovar ‘Ada’.
Vanessa Redgrave Award for Best Pitch
Çmimi, i dhënë nga QKK, i është akorduar projektit ‘A Brighter Word Than Bright’ (Turqi).PriFilm Fest vazhdon të dielën me natën finale, ku pritet të ndahen edhe çmimet kryesore të festivalit.