11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, tre ende aktive

ë 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra zjarri në Shqipëri.

Tre prej tyre mbeten aktive, dy janë nën mbikëqyrje, ndërsa gjashtë janë shuar plotësisht.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 119 forca operacionale vendore dhe lokale, 12 automjete zjarrfikëse, si dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura, shkruan abcnewsal.

Vatrat aktive janë në Gallatë të Kurbinit, ku zjarri vijon në shkurre dhe pisha, në Librazhd Katund dhe në Bularat të Dropullit.

Sipas autoriteteve shqiptare, në asnjërën prej këtyre zonave nuk raportohet rrezik për banesat.