Tri medalje për Kosovën në “European Judo Hopes Tournament”
Xhudistët e Kosovës kanë fituar tri medalje në "European Judo Hopes Tournament", që është mbajtur sot në Split të Kroacisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Anuar Sahara ka triumfuar në kategorinë deri në 46 kilogramë, duke fituar medaljen e artë.
Medalje të artë ka fituar edhe Emira Zabelaj në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkohë, Teuta Marku ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 44 kilogramë.
Ekipi i Kosovës është udhëhequr nga trajnerët Fatos Tabaku, Kushtrim Gashi dhe Rios Kuka.
Garat për Kosovën do të vazhdojnë edhe të dielën, kur Alea Reshitaj do të paraqitet në kategorinë deri në 57 kilogramë.