Fisnik Asllani lë pas lëndimin, rikthehet në fitoren ndaj Stuttgartit

Ylli i Kosovës Fisnik Asllani më në fund e ka lënë pas lëndimin për të zhvilluar minuta në fitoren ndaj Stuttgartit.

Asllani që disa muaj qëndroi jashtë fushës shkaku i lëndimit dhe si pasojë edhe i dështoi kalimi te gjiganti gjerman, RB Leipzig.Përpos kësaj, ai mungoi në sfidat hapëse të Hoffenheimit, mirëpo duket se tani e ka gjetur formën, duke zhvilluar minutat e parë në derbin me Stuttgartin.

Ai u inkuadrua në minutën e 82-të, që është një lajm i jashtëzakonshëm duke qenë se ndeshjet e Kosovës po afrojnë.Ende është e paqartë nëse qendërsulmuesi do të ftohet nga Franco Foda, kësisoj mbetet të shihet në vikend nëse do të luajë për Hoffenheimin në përballjen e ardhshme.

Rikujtojmë, të premten e ardhshme pritet të bëhet publike lista e Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve./telegrai