Laura Fazliu e pesta në Grand Slamin e Hungarisë

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është renditur e pesta në Grand Slamin e Hungarisë, një nga garat më të forta të xhudos botërore, që njëkohësisht ka vlejtur për pikë olimpike në rrugën drejt Lojërave Olimpike Los Anxhelos 2028.

Fazliu e ka mbyllur garën në vendin e pestë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke fituar 360 pikë të rëndësishme për renditjen olimpike.

Paraqitje të mirë nga ekipi i Kosovës ka pasur edhe Dardan Cena, i cili ka regjistruar dy fitore, para se të ndalej në raundin e tretë të garës.

Ndërkohë, medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, ka munguar në Grand Slamin e Hungarisë për shkak të lëndimit.