Martinez thyen heshtjen për rivalitetin me Haalandin para derbit të madh anglez

Lisandro Martinez ka folur për rivalitetin e tij me Erling Haalandin, në prag të derbit të shumëpritur mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, që zhvillohet këtë fundjavë.

Mbrojtësi argjentinas është shndërruar në një kundërshtar të vështirë për sulmuesin norvegjez, por nuk dëshiron të mbështetet te sukseset e mëparshme, teksa të dy pritet të përballen sërish në “Old Trafford”.

Në derbin e parë të Martinezit, Haaland shënoi tre gola, por në pesë përballjet e mëvonshme ku argjentinasi ishte në fushë, sulmuesi i Cityt nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Martinez zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer edhe në fitoren 2-0 të Unitedit në janar, nën drejtimin e Michael Carrick, duke iu përgjigjur dyshimeve të mëhershme rreth aftësisë së tij për ta ndalur një sulmues si Haaland.

Pas fitores në garat evropiane ndaj Sabahut, qendërmbrojtësi u pyet nga gazetarët për historikun e tij në përballjet me yllin e Manchester Cityt.

Jobs

Real Estate

Ballina

Lajme

Botë

Ekonomi

Tech

Sport

Magazina

Cult

Ajo

Lifestyle

Shëndeti

Fun

Newsletter

Close

Telegrafi Real Estate në Email

Regjistrohu dhe pranoj ofertat me te reja ne emailin tend

KosovëMaqedonia e Veriut

Newsletter

Ballina

Të Fundit

Në Trend

Live

Lajme

Lajme Lokale

Botë

Ekonomi

Tech

Sport

Magazina

Cult

Ajo

Lifestyle

Shëndeti

Fun

Video

Moti

Real Estate

Deals

Jobs

Kalendari i Ngjarjeve

Për ne

Reklamo në Telegrafi

Kontakti

Arkiva

Prokurorimi i hapur

Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit

Sport>

Futboll>

Ndërkombëtare

Martinez thyen heshtjen për rivalitetin me Haalandin para derbit të madh anglez

Lisandro Martinez ka folur për rivalitetin e tij me Erling Haalandin, në prag të derbit të shumëpritur mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, që zhvillohet këtë fundjavë.

Mbrojtësi argjentinas është shndërruar në një kundërshtar të vështirë për sulmuesin norvegjez, por nuk dëshiron të mbështetet te sukseset e mëparshme, teksa të dy pritet të përballen sërish në “Old Trafford”.

Në derbin e parë të Martinezit, Haaland shënoi tre gola, por në pesë përballjet e mëvonshme ku argjentinasi ishte në fushë, sulmuesi i Cityt nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Martinez zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer edhe në fitoren 2-0 të Unitedit në janar, nën drejtimin e Michael Carrick, duke iu përgjigjur dyshimeve të mëhershme rreth aftësisë së tij për ta ndalur një sulmues si Haaland.

Pas fitores në garat evropiane ndaj Sabahut, qendërmbrojtësi u pyet nga gazetarët për historikun e tij në përballjet me yllin e Manchester Cityt.

“Po, por kjo është e kaluara. Ka kaluar dhe tani duhet të jem gati për këtë ndeshje, sepse do të jetë shumë ndryshe nga ajo e fundit”, deklaroi Martinez.

Ai theksoi se fitorja ndikon pozitivisht në vetëbesimin e skuadrës, por kërkoi që lojtarët të mbeten të përqendruar dhe modestë.

“Sigurisht, kur fiton, vetëbesimi rritet. Por tani duhet të jemi të qetë, modestë dhe ta shijojmë mbrëmjen. Nesër duhet të mendojmë për derbin, që është shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi argjentinasi.

Manchester City do të ketë 48 orë më shumë pushim para kësaj përballjeje, por Martinez nuk e sheh kalendarin e ngjeshur si problem.

“Ne këtë duam: të luajmë çdo tri ditë dhe të jemi pjesë e të gjitha garave. Këtë e kemi kërkuar prej kohësh dhe tani jemi gati. Duhet të rikuperohemi, sepse ky është standardi që duam si skuadër”, përfundoi ai. /telegrafi