Nga Prishtina Hamza me porosi për gjykatësit në Hagë: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur fjalim në Marshin për Lirinë.
Ai ka thënë se nga sheshi i Prishtinës, iu bëhet thirrje atyre që marrin vendimin se duhet të mendojnë për pasojat para se të vendosin më 16 shtator.
“Sot në këtë shesh po e shoh Kosovën. Po i shoh njerëzit që e kanë mbajt gjallë këtë vend në ditët më të vështira. Po i shoh veteranët që ende i kanë plagët e luftës në trupin e tyre. Po e shoh një brez të tërë që nuk e mori lirinë si dhuratë”. ka deklaruar Hamza.
“Sot kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron, UÇK-në”, ka shtuar ai.
“Kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret, po e pret drejtësinë edhe tri ditë e pak orë, që na ndajnë deri më 16 shtator. Deri në vendim. Një vendim që do të lexohet në Hagë. Në Kosovë do të ndjehet, do ta njënjë familjet e dëshmorëve, veteranët, nënat që mbajnë në zemra dhimbjen e luftës, fëmijët që u rritën pa baballarët. Atyre që marrin vendimin, sot nga ky shesh iu themi mendoni për pasojat, para së të vendosni më 16 shtator”, ka thënë Hamza.