Dardan Cena kalon edhe raundin e dytë në Grand Slamin e Hungarisë
Dardan Cena po vazhdon me paraqitje të mirë në Grand Slamin e Hungarisë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Pas fitores në raundin e parë ndaj garuesit nga Gambia, Faye Njie, xhudisti kosovar e ka kaluar edhe raundin e dytë, duke mposhtur malazezin Petar Radovic.
Në raundin e tretë, Cena do të përballet me xhudistin turk Ibrahim Demirel, në duelin për një vend në çerekfinale.