Nis “Marshi i Lirisë”, mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Marshi për UÇK-në, i njohur si "Marshi për Liri", tashmë ka nisur në sheshin qendror të Prishtinës.

Mijëra të pranishëm që po marrin pjesë, nisjen e marshit e kanë shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK”

Ka nisur Marshi i Lirisë me interpretimin e Arbnora Zogianit

“Pa duvak s’ka me u ba nuse”, Zogiani ka hapur Marshin e Lirisë.

Më pas do të ketë interpretime dhe fjalime tjera.