Haradinaj: “Marshi për Liri” shprehje e lartë e vetëdijes kombëtare, populli i shpalli të pafajshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kreun e Aleancës dhe deputetë të kësaj partie i janë bashkëngjitur "Marshit për Liri" i cili po organizohet sot në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Haradinaj tha se i gjithë ky organizim është shprehje e lartë e vetëdijes kombëtare duke shtuar se populli i Kosovës i shpallë ata të pafajshëm me prezencën masive.
"Kjo është shprehje e vetëdijes së lartë kombëtare së pari dhe një bindje e plotë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë e pastër dhe ka vetëm një vendim të drejtë shpallja të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë. Sot populli i Kosovës edhe njëherë ua konfirmon atyre dhe i shpallë të pafajshëm, pra e gjithë kjo prezencë, gjithë ky vullnet pa dallim përkatësie i shpallë të pafajshëm", tha Haradinaj për Klan Kosova.