Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit
Ditën e sotme, ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Hereq.
Sipas njoftimit, nga zjarri janë përfshirë rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa.
“Gjatë intervenimit, një nga zjarrfikësit ka pësuar lëndim dhe është trajtuar nga ekipi i ambulancës. Për fat të mirë, gjendja e tij është stabile” njoftojnë Zjarrfikësit e Gjakovës.
Falë angazhimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme.
Në ndihmë të ekipeve nga Gjakova kanë qenë edhe zjarrfikësit e Deçanit.