16 lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit, aksioni zhvillohet në tri komuna

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 16 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, 14 prej këtyre rasteve janë evidentuar në Prizren, ndërsa nga një lidhje e paautorizuar është identifikuar në Suharekë dhe Malishevë.

Në Prizren, lidhjet e paautorizuara janë evidentuar në rrugët “Fatmir Berisha” me dy raste, “Lek Dukagjini” me pesë, “Liman Shala” me dy, “Bedri Pejani” me një, “Faredin Hoti” me dy dhe “Bajram Curri” me një rast.

Po ashtu, nga një lidhje është evidentuar në Gurishte, Zhur dhe Gorozhup.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet në terren do të vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe shkyçjes së lidhjeve të paautorizuara.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve të respektojnë rregullat dhe të legalizojnë lidhjet e tyre me rrjetin e ujësjellësit.