Ambasadori britanik takon Isufajn, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, Hargreavesi dhe Isufaj diskutuan çështjet aktuale në fushën e sundimit të ligjit.
“Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorisë Speciale për punën e saj dhe riafirmoi mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit. Mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me autoritetet e Britanisë së Madhe, e theksoi edhe z. Isufaj si një nga partnerët kryesorë institucionalë të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin në Facebook.