Temperaturat sot, deri në 30 gradë

Sot në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13° C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 30° C, transmeton Klankosova.tv.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.