“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Edhe Istogu i është bashkuar “Orës së Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të Istogut.

Me nisjen e “Orës së Pritjes”, edhe Istogu i bashkohet qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Istogu u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj.

Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Istogu po pret. Kosova po pret.

Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, në Marshin për Liri.