Çitaku: Kurti po dëshiron kaos dhe nënshtrim të opozitës, PDK-ja nuk shantazhohet

Sekretarja e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se ai është bllokuesi kryesor i formimit të institucioneve të reja.

Çitaku ka thënë se Kurti po dëshiron nënshtrimin e opozitës.

“Kosova tash e dy vite është pa institucione. Pa Qeveri, pa president, pa kuvend. Dhe terë kjo po ndodh në prag të 16 shatorit. A e merrni me mend çfarë mungese e vetëdije politike, kombëtare dhe qytetare është kjo”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK-së ka treguar se kryetari i kësaj partie nuk do të shkojë në asnjë takim me Albin Kurti.

Sipas saj, ftesa e lideri të VV-së për takim për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit është qesharake.

“Albin Kurti po e shantazhin opozitën, po kërkon me çdo kusht të zgjedh një president çfarë e do ai vet dhe në thelb votat po i kërkon për presidentin. Ai po thotë: unë e konsitituoj Kuvendin, nëse ju ma votoni presidentin sipas shije time. Kjo është e papranueshme në demokraci, ky është shantazh, ky është kërcenim për deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ajo për Nacionale.

Çitaku ka vlerësuar se PDK-ja e ka kuptuar qysh herët lojën e ulët të Kurtit.

“Në këtë lojë të Albin Kurtit e kemi pa shumë moti. Qysh në takimin e parë kryetari Hamza e ka thënë se ky njeri nuk po do marrëveshje, ky njeri po do nënshtrimin e opozitës dhe të PDK-së. Dhe ne e kemi bërë pozicionin tonë shumë të qartë, se nuk duam hise në qeveri me Albin Kurtin. Ne do të qëndrojmë në opozitë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, i cili do të jepet më 16 shtator.

Ajo është shprehur e bindur në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Deputetja e PDK-së ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit për Kosovën.

Sipas saj, ajo është e barasvlefshme me 17 Shkurtin dhe 22 Korrikun.