Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve të ndryshme.
Sipas njoftimit, turniri u zhvillua në një atmosferë sportive dhe konkurruese, ku pjesëmarrësit patën mundësi të garojnë mes vete dhe të tregojnë aftësitë e tyre në lojën e shahut.
“Gara u karakterizua nga rivaliteti, përkushtimi dhe respekti ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për një garë të drejtë dhe korrekte.
Në përfundim të garës, për pjesëmarrësit që arritën rezultatet më të mira u ndanë mirënjohje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve të ndryshme.
Turniri u zhvillua në një atmosferë sportive dhe konkurruese, ku pjesëmarrësit patën mundësi të garojnë mes vete dhe të tregojnë aftësitë e tyre në lojën e shahut.
Gara u karakterizua nga rivaliteti, përkushtimi dhe respekti ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për një garë të drejtë dhe korrekte.
Në përfundim të garës, për pjesëmarrësit që arritën rezultatet më të mira u ndanë mirënjohje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Organizimi i këtij aktiviteti paraqet një hap të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve rekreative dhe sportive brenda Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.