Miftaraj ironizon Kurtin: E përdori Deharin si kukull
Ehat Miftaraj nga IKD tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shfrytëzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.
Miftaraj tha se në asnjë vend nuk ndodh që ‘partia politike me caktu afatin e vetë.
“Kurti e ka shfrytëzuar në maksimum, fatkeqësisht z.Dehari. E ka përdorur si një kukull të cilin do të thotë e ka shty në radhë të parë thirrjen e seancës pothuajse me vonesë një muaj. Pastaj e caktuan një afat të Vetëvendosjes që nuk ndodh askund në botë që partia politike me caktu afatin e vetë. Do të thotë mundem me thënë pas afërsisht mbi 60 ditëve vazhdoj seanca do të thotë për konstituimin e Kuvendit”, tha Miftaraj.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila mori besimin e 62 deputetëve.
Seanca konstituive u shty dje pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.
Shtyrjen e seancës e njoftoi kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu. /klankosova