Terras në Kosovë: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës për Kosovën

Eurodeputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar një takim me shefin e UNMIK-ut, Peter Due, ku temë e diskutimit ka qenë situata politike në Kosovë pas përfundimit të ngërçit të zgjatur institucional.

Terras ka bërë të ditur se pas zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit, sfida e radhës për Kosovën është zgjedhja e presidentit, transmeton Zeri.info.

“Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur udhëheqjen e tij. Sfida tjetër madhore është zgjedhja e presidentit”, ka shkruar Terras në një postim në rrjetin social X.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e stabilitetit të Kosovës dhe dialogut ndërmjet komuniteteve për rrugëtimin evropian të vendit.

“Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësorë për rrugën e saj evropiane”, ka deklaruar Terras. ./Zëri