Pak ditë pas glorifikimit të Mlladiqit, Macroni e pret ngrohtësisht Vuçiqin në Paris
Serbia ditë më parë ka organizuar varrimin e ish-gjeneralit të Ushtrisë Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, me nderime shtetërore.
Pavarësisht se ishte paralajmëruar nga organe të BE-së se një gjë e tillë nuk duhej të bëhej, Serbia megjithatë e bëri.
Ndërkohë vetëm pak ditë pas glorifikimit publik të kriminelit të luftës, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është pritur nga presidenti i Francës Emannuel Macron në Paris, shrkuan Zeri.info.
Në këtë takim Vuçiqi ka thënë se me Macronin ka diskutuar rrugën evropiane të Serbisë
“Diskutuam për të gjitha problemet, situatën në rajonin tonë, dialogun me Prishtinën, absolutisht të gjitha çështjet e rëndësishme”, deklaroi Vuçiqi
Ndryshe, me deklarata publike, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, reaguan së bashku, duke i cilësuar si “tronditëse” pamjet nga Beogradi gjatë varrimit të kriminelit serb Ratko Mlladiqit./Zëri