Arrestohen tre persona në Gjilan, ia grabitën orën e dorës një burri

Të martën janë arrestuar tre persona të dyshuar për një grabitje që kishte ndodhur më 07.09.2026, rreth orës 16:30, në Gjilan.

Sipas Policisë, të njëjtit ia kanë grabitur një orë dore një burri.

“Lidhur me rastin njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë - brisk si dëshmi materiale”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri