Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci paralajmëron padi për mosveprim institucional: S’e meritojmë këtë trajtim

Autoritetet konfirmuan se ukrainasit sulmuan portin në Soçi, qytetin turistik rus në Detin e Zi.

Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për problemet e vazhdueshme me furnizimin me ujë të pijshëm, pas thirrjes së kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.

Gjatë seancës, Lladrovci tha se situata është rënduar ndjeshëm dhe se qytetarët po përballen me ndërprerje të shpeshta dhe të zgjatura të furnizimit me ujë.

Ai theksoi se mbledhja nuk është thirrur për motive politike apo për të sulmuar institucionet qendrore, por për të paraqitur gjendjen me të cilën po përballen banorët e Drenasit.

“Uji është jetë. Drenasi nuk ka ujë. Drenasi nuk meriton këtë trajtim”, deklaroi Lladrovci, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.