Sot mot i ndryshueshëm, priten reshje dhe shkarkim rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 gradë celsius deri në 13 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 31 gradë celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: