Jozi pishman pasi e goditi Edin me shpullë: Kërkoj ndjesë, ma ka sharë familjen

Detaje të reja janë bërë publike nga seanca me dyer të mbyllura për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, të akuzuar për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova.

Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen.

E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, raportohet se është shprehur Jozefin Marku, raporton Top Channel.