Barcelona synon shitjen e De Jongut në janar
Barcelona pritet të shqyrtojë seriozisht shitjen e Frenkie de Jong në afatin kalimtar të janarit.
Sipas De Telegraaf, drejtuesit e klubit, Deco dhe Joan Laporta, po kërkojnë një blerës për mesfushorin holandez. Barça synon të përfitojë 50 milionë euro plus 15 milionë euro në bonuse, për një marrëveshje që mund të arrijë në 65 milionë euro.
Katalanasit shpresojnë që interesimi të vijë nga një klub i Premier League ose nga Saudi Pro League, dy tregje që mund të kenë kapacitetin financiar për të përmbushur kërkesat e Barcelonës.
Megjithatë, De Jong ka ende një rol të rëndësishëm në skuadër dhe aktualisht është pjesë e grupit të kapitenëve të Barcelonës për sezonin 2026/27.