Dy persona lëndohen rëndë nga shpërthimi në një hidrocentral në Zvicër
Dy persona janë plagosur rëndë të mërkurën në mëngjes pas një shpërthimi në një hidrocentral në jug të Zvicrës, njoftuan autoritetet lokale.
Aksidenti në vendin e punës ndodhi në fshatin Piotta, në kantonin Ticino, bëri të ditur policia kantonale, shkruan Reuters.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, ndërsa dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia tha se shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit ende nuk janë përcaktuar dhe se hetimet për incidentin janë duke vazhduar.