Petkoviqi pretendon se Kosova “po e mohon ekzistencën e popullit serb”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi më 9 shtator autoritetet e Kosovës se po e “mohojnë ekzistencën e popullit serb”.

Ai reagoi pas përplasjeve në Kuvendin e Kosovës rreth përdorimit të termit “populli serb”, duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.

Petkoviqi pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reagojë.