Një grua nga Mitrovica e Veriut ngacmohej vazhdimisht përmes rrjeteve sociale, Policia nis hetimet
Një grua kosovare ka raportuar në Polici se ishte ngacmuar në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale nga një burrë, shtetas i Serbisë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, raporton Zeri.info.
"Mitrovicë veri, 08.09.2026 - 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri