Hamza: Presim vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data 16 shtator është tepër e rëndësishme për partinë e tij, teksa pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

Hamza tha se në PDK presin që vendimi të jetë lirues, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri dhe pavarësi.

“Për neve si PDK është tepër e rëndësishme data 16 shtator. Presim vendim lirues për UÇK-në. Lufta e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri e pavarësi. Mbi bazën e saj që u zhvillua është parë qartë që s’ka asnjë arsye tjetër që vendimi të jetë ndryshe, përveç vendim lirues”, deklaroi Hamza para fillimit të seancës konstituive.

Ndërkohë, ai konfirmoi edhe se Vlora Çitaku është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.