PISA 2025, Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në krye të rajonit në arsimin parauniversitar.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se në testin PISA 2025 nxënësit janë ngjitur 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.

“Reformimi i sistemit, transformimi i infrastrukturës, edukimi në vazhdim i mësuesve, Shkolla e Drejtorëve e me radhë punët e mira pa zhurmë të këtyre viteve, po japin fryte kuptimplota. Urime nxënësve, mësuesve, prindërve, ministrisë së arsimit!”, shkroi Rama.