Sot, temperaturat deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se edhe sot në vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot i ngrohtë e me periudha të gjata me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 28 e 33 gradë Celsius.

Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33° C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: