Kuvendi njofton për seancën e nesërme, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 9 shtator, do të mbahet seanca e radhës, e cila do të nisë në orën 11:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Komunikim të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo seancë është shoqëruar me reagime nga analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese, të cilët e kanë konsideruar atë si të parakohshme dhe si një veprim politik të partisë në pushtet.
Ndërkohë, disa parti opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Mbetet të shihet nëse Kuvendi do të arrijë nesër të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.