Një ditë pas dënimit, Gjesti shfaqet i qetë nga plazhi
Një ditë pas vendimit të gjykatës, Gjesti ka ndarë me ndjekësit një moment relaksi nga plazhi.
Këngëtari ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shihet i shtrirë pranë detit, ndërsa mbi të ka vendosur vetëm fjalën “Calm”.
Postimi vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Gjesti u dënua për akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe asgjësim ose dëmtim të pasurisë.
Deri tani ai nuk ka bërë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë për vendimin, ndërsa përmes postimit të fundit ka zgjedhur të ndajë një pamje nga pushimet. /telegrafi