Prona e “Trepçës” në Mitrovicë të Veriut rikthehet në menaxhim

Ndërmarrja publike “Trepça” ka rikthyer në menaxhim një pronë në Mitrovicë të Veriut, e cila deri tani ishte shfrytëzuar nga një kafiteri.

Ky veprim është pjesë e procesit të rikthimit dhe administrimit të pronave të “Trepçës” në komunat veriore të Kosovës.

Ndërmarrja ka ndërmarrë edhe më herët hapa për rikthimin në posedim dhe administrim të pronave të saj në veri. Sipas të dhënave të publikuara më herët, vetëm në Mitrovicën e Veriut janë rikthyer dhjetëra parcela në kuadër të këtij procesi.

“Trepça” ka deklaruar se qëllimi i këtyre veprimeve është mbrojtja dhe menaxhimi i aseteve të ndërmarrjes. /rtk