Konfiskohen në Mitrovicë mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “Polic”

Policia e Kosovës gjatë së hënës ka realizuar operacionin policor të koduar “Muzgu” në Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Kçiq i Madh, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë një kontrolli në një shtëpie dhe në një lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe substanca narkotike.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN Mitrovicë - Jug, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me asistim të njësive relevante policore, përfshirë NJRSH-në dhe Njësinë K-9, ka realizuar operacionin policor të koduar ‘Muzgu’. Në kuadër të këtij operacioni është realizuar kontrolli i një shtëpie dhe një lokali, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; një revole M57, kalibër 7.62 mm, së bashku me dy karikatorë; një pushkë gjuetie, kalibër 12 mm; nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm; dy fishekë të kalibrit 9×19 mm; katër fishekë për pushkë gjuetie, kalibër 12 mm; një peshore digjitale; 150 euro dhe 6,000 dinarë serbë; dy radiolidhje; si dhe një shufër metalike me mbishkrimin ‘Polic’ ”.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Realizohet operacioni policor “Muzgu”, sekuestrohen narkotikë dhe armë

Prishtinë, 7 shtator 2026

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN Mitrovicë- Jug, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me asistim të njësive relevante policore, duke përfshirë NJRSH-në dhe Njësinë K-9, ka realizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni është realizuar kontrolli i një shtëpie dhe një lokali, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
  • Një revole M57, kalibër 7.62 mm, së bashku me dy karikatorë;
  • Një pushkë gjuetie, kalibër 12 mm;
  • Nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm;
  • Dy fishekë të kalibrit 9x19 mm;
  • Katër fishekë për pushkë gjuetie, kalibër 12 mm;
  • Një peshore digjitale;
  • 150 euro dhe 6,000 dinarë serbë;
  • Dy radiolidhje;
  • Si dhe një shufër metalike me mbishkrimin “Polic”.

Dokumentimi, evidentimi dhe sekuestrimi i provave materiale është kryer nga njësia rajonale e kriminalistikës, në përputhje me procedurat përkatëse.

Personi i dyshuar nuk është gjetur në lokacion në momentin e kontrollit, ndërsa më vonë është paraqitur në zyrat policore, në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Nenit 267, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, sipas Nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit, mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe në parandalimin dhe luftimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve. /Zëri