Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 07:00.
Tutje në raport bëhet e ditur se vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnjë pa shenja jete. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Incidentet kriminale
Hetim i vdekjes
Prizren, 07.09.2029-07:00. Është raportuar se në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnjë pa shenja jete. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri