Trump: Çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm pas fitores ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm nëse Shtetet e Bashkuara e fitojnë luftën kundër Iranit.

“Çmimet e naftës do të bien, ashtu siç po bie çdo gjë tjetër, por edhe më shumë kur ta fitojmë luftën”, ka thënë Trumpi.

Sipas presidentit amerikan, çmimi i karburantit mund të zbresë në tre dollarë për gallon, ndërsa më pas, sipas tij, mund të shkojë edhe nën dy dollarë për gallon.

“E gjitha kjo do të ndodhë shpejt dhe Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, ka deklaruar Trumpi.

Aktualisht, sipas të dhënave, çmimi mesatar i naftës dizel në SHBA është rreth 4.15 dollarë për gallon, ndërsa në Kaliforni arrin në rreth 5.86 dollarë.

Një gallon është i barabartë me rreth 3.79 litra.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për furnizimin global me energji dhe çmimet e naftës. /rtk