Rritet numri i turistëve që vizitojnë Kosovën

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në korrik numri i vizitorëve në hotele ishte 99 mijë e 53, prej tyre vizitorë vendorë ishin 32 mijë e 98 dhe vizitorë të jashtëm ishin 66 mijë e 954.

Sipas ASK-së, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025 (sa ishin 77 mijë e 481 vizitorë), pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 27,8%.

“Numri i netqëndrimeve ishte 217 mijë e 798, prej tyre 149 mijë e 509 (68,6 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 68 mijë e 289 (ose 31,3 %) vendorët e brendshëm”, bën të ditur ASK-ja.

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe netqëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë

Gjithashtu, sipas ASK-së, sa u përket vizitorëve të huaj në muaj korrik 2026, krahasuar me periudhën paraprake (korrik 2025) pati një rritje të vizitorëve për 31,7 %. Në total, 66 954 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.