Siguria e të gjitha komuniteteve, temë diskutimi mes Schuebelit, Sveçlës e Hoxhës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.

“Duke vazhduar takimet e tij me autoritetet e Kosovës, ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha”.

“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, tha Schuebeli.