Deputetja e VV-së i reagon Behramit pasi postoi për Blerim Isufajn: Po e mbronë Prokurorinë, po e sulmon Kryeministrin Kurti

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reagimin e deputetit të PDK-së, Artan Behrami e ka quajtur “të cekët e qesharak”.

Kryeziu-Hyseni, në reagimin e bërë kundër Behramit shkruan: “Ky deputet, që dikur po merrej me tema të tjera si ajo e shkëmbimit territorial dhe aministimin e krimeve të luftës, ka harruar që ‘’GJYKIMIN NË MUNGESË’’ e ka mundësuar në vitin 2021 Lëvizja VETËVENDOSJE!. Pra, deri atëherë nuk ka qenë e mundur ngritja e ndonjë aktakuze në mungesë”.

Tutje, ajo thotë se “deri në ardhjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në pushtet lajm kanë qenë heqjet e fletarresteve si ai për Radojçiq. Se luftim të krimeve të luftës rrallë”.