“Liri për Çlirimtarët” të hënën shfaqet në Times Square

Mesazhi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së do të shfaqet të hënën në Times Square në Manhattan të New York.

Billbordi i realizuar nga Shpend Gjocaj, me mesazhin "Liri për Çlirimtarët" do të paraqitet në një nga vendet më të frekuentuara në SHBA. 

Në billbord do të paraqiten ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit, fotografia do të shfaqet për 24 orë, nga 15 deri 30 sekond në çdo orë.