Nga Llapi përcillet mesazhi për lirinë e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Në Zonën Operative të Llapit është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.
:Komandantë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar drejtësi dhe lirinë e tyre.
Nga Zona Operative e Llapit, bashkëluftëtarët kanë shprehur besimin e tyre në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe kanë ritheksuar se në çdo rrethanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të luftëtarëve të lirisë", njofton platforma "Liria ka Emër".