Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, thuhet në njoftim, transmeton “Zëri”.

Sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Sipas ministrisë, qytetarët dhe operatorët ekononikë do të njoftohen për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.