Dukagjini ia thellon krizën Llapit, triumfon në Podujevë

Dukagjini ka shënuar fitoren e dytë sezonale në Superligën e Kosovës në futboll.

Klinasit triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Llapit, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kosovar.

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 16-të me Dienit Isufin, ndërsa Llapi reagoi në minutën e 32-të, kur Ramadani realizoi nga pika e bardhë për 1:1.

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të rikthehen në epërsi, me Aliun që shënoi autogol dhe i dha avantazhin Dukagjinit.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe skuadra nga Klina mori tri pikë të rëndësishme në Podujevë.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e tetë pikëve pas katër ndeshjeve dhe mbetet pa humbje në këtë kampionat.

Në anën tjetër, kriza e Llapit vazhdon. Skuadra nga Podujeva mbetet në fund të tabelës me zero pikë pas katër javësh.