Arrin në 13 numri i të vdekurve nga aksidenti i anijes së pasagjerëve në Qipron Veriore

Numri i viktimave nga aksidenti i anijes së pasagjerëve në brigjet e Girnes (Kyrenia) në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) është rritur në 13, ndërsa 15 persona rezultojnë ende të zhdukur, tha të shtunën kryeministri Unal Ustel.

“Me nxjerrjen e trupit të fundit, numri i qytetarëve tanë që humbën jetën në aksident është rritur në 13, ndërsa numri i të zhdukurve tanë tani është 15”, tha Ustel.

Kërkimet për personat që rezultojnë ende të zhdukur po vazhdojnë pas aksidentit me anijen e pasagjerëve Filo Jet, e cila u përmbys në brigjet e Girnes gjatë udhëtimit nga porti i Girnes për në Tasucu në Mersin të Turqisë.

Anija kishte në bord 267 persona kur u fundos pas nisjes nga Girne të dielën e kaluar, më 30 gusht.  /atsh