Dalin pamjet, momenti kur Jozi shoqërohet nga policia në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e para nga momenti i shoqërimit në komisariat të këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku. Ai u arrestua nga forcat e rendit pas incidentit të dhunshëm ndaj ish-konkurrentit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçit.

Në pamjet e bëra publike, shihet automjeti i policisë që futet në ambientet e komisariatit për të kryer procedurat e mëtejshme ligjore. Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe mediatike, veçanërisht pas publikimit të videove të përplasjes fizike ku Marku shihej i shoqëruar nga disa persona të tjerë gjatë sulmit ndaj Kuçit.

Policia e Tiranës ka ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur vënien në pranga të Markut, ndërsa po punon gjithashtu për identifikimin e personave të tjerë të pranishëm në pamje.

Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet policore lidhur me masat e mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.