Ka filluar asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq në komunën e Artanës
Sot ka filluar asfaltimi i Segmentit A të rrugës Lame–Kllokoq në gjatësi prej 1.5 kilometrash. Ky segment pritet të përfundojë deri në fund të javës, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Vlera e përgjithshme e projektit për rikonstruktimin e 3.4 kilometrave të kësaj rruge është 687,811.53 euro.
“Po vazhdojmë me investime konkrete për infrastrukturë më të mirë dhe qarkullim më të sigurt”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Facebook.